Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI - FUSHË KOSOVA

Solomon vendimtar, Dukagjini shënon fitoren e parë sezonale

Solomon vendimtar, Dukagjini shënon fitoren e parë sezonale


23 September, 2023 @17:04

Vjen fitorja e parë sezonale për Dukagjinin!

Skuadra klinase sot shënoi fitore minimale 1-0 (Theophilus Solomon 76’) ndaj Fushë Kosovës, për të shkuar në kuotën e 6 pikëve pas 6 ndeshjeve.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, e Dukagjinit në dy raste në ndihmë i erdhën intervenimet e portierit Kenan Haxhihamza. Edhe Fushë Kosova në anën tjetër u mbajt mirë dhe pjesa e parë u mbyll pa gola.

TABELA AKTUALE

Në pjesën e dytë, goli i fitores erdhi në minutën e 76’. Zëvendësuesi Theophilus Solomon e gjeti rrjetën dhe kështu Dukagjini arriti t’i arkëtojë 3 pikët e para këtë sezon.

Sa i përket Fushë Kosovës, kjo skuadër është e vetmja ende pa fitore këtë sezon të Superligës.

Xhiron që vjen, Dukagjini i shkon Prishtinës, kurse Fushë Kosova e pret Ballkanin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga