NGA DISIPLINORJA
Prishtina dënohet me gjobë mbi 1 mijë euro
24 September, 2023 @13:49
Skuadra e Prishtinës, që ditë më parë ndërroi aksionarin kryesor të saj, është dënuar nga Komisioni Disiplinor me gjobë prej 1 mijë e 200 eurosh, për shkak të hedhjes së mjeteve piroteknike nga tifozëria e tyre në ndeshjen Prishtina-Liria, që u zhvillua në fundjavën e kaluar në kampin nacional në Hajvali.
KD ka publikuar Vendmin dje, ndërsa Prishtinës për ankesë të mundshme i janë mundësuar tetë ditë afat.
“FC ”Prishtina”. Në min 20 dhe 28 të ndeshjes, tifozët vendas ”Plisat”, hudhin mjete piroteknike në fushën e lojës, me ç`rast dëmtohet fusha e lojës dhe ndeshja ndërpritet për tre minuta. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina – Liria, fotove dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1200 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).”