DRITA FITON DERBIN
Drita “ndezet” në pjesë të dytë, njofton Prishtinën me humbje
24 September, 2023 @18:48
Prishtina ka pësuar sot humbjen e parë kampionale. Drita, që mbetet tashmë me Ballkanin si ekipet e vetme pa humbje në kampionat, ka qenë shkaktare e disfatës së parë të Prishtinës në stinorin 2023/24.
Pas pjesës së parë ku kishte disa raste nga Prishtina, e Drita dukej luftarake, ekipi gjilanas goditi me të nisur periudha e dytë e lojës. Së pari ka qenë Almir Ajzeraj (47’) e më pas Albin Prapashtica (49’) që shënuan për ekipin e Akis Vavalis, ndërsa më pas qetësuan ndeshjen.
Prishtina nuk arriti të bënte më shumë në pjesën e mbetur të ndeshjes, e krejt në fund të duelit edhe Kastriot Selmani shënoi për të vulosur fitoren e dytë të stinorit për Dritën, ndërsa në anën tjetër Prishtina pësoi sefte këtë stinor, Drita 3-0 Prishtina [Almir Ajzeraj 47’, Albin Prapashtica 49’, Kastriot Selmani 90’+2].
Pas gjashtë xhirove dhe pesë ndeshjeve të luajtura, Drita ka 9 pikë dhe mbyll xhiron në pozitën e katërt, ndërsa Prishtina pasi pësoi humbjen e parë dhe nga gjashtë ndeshjet e para të stinorit ka 9 pikë, është e pesta në renditje.
Në xhiron që vjen, Drita udhëton te Feronikeli’74, ndërsa Prishtina pret Dukagjinin.