Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI

Arbër Shala operohet me sukses

Arbër Shala operohet me sukses


27 September, 2023 @12:08

Dukagjini ka bërë të ditur se mbrojtësi i ekipit Arbër Shala është operuar me sukses pas lëndimit që e pësoi në ndeshje ndaj Dritës. Shala ka operuar meniskun dhe ligamentin, ndërsa klubi ka uruar që lojtari të kalojë procesin e shërimit të shpejt, duke shpresuar në kthim të shpejtë për t’i ndihmuar ekipit në fushë.

Ekipi nga Klina nuk ka bërë të ditur se për sa kohë do të mungojë Shala saktësisht. Dukagjini ndeshjen e xhiros së shtatë e luan ndaj Prishtinës të enjten më 28 shtator, ndërsa aktualisht është i shtati në renditje tabelare me gjashtë pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga