Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIDERI MBRON KREUN!

Përmbysje e Llapit me Hysenin në formë

Fotot: KFLllapi./ fb

Përmbysje e Llapit me Hysenin në formë


27 September, 2023 @20:09

Në xhiron e parë të stinorit u mposhtën, por prej asaj dite, Llapi më nuk ka shije të hidhur humbjeje, ndërsa sot me një rikthim të madh në pjesë të dytë, ka arritur të përmbys plotësisht Malishevën për të fituar ndeshjen dhe për të vazhduar lidershipin në Superligë.

Ndeshja ka qenë mjaft interesante, ndërsa ka pasur edhe raste të kontestueshme, por Llapi ka arrritur që me mund të madh dhe me kërkim gjatë gjithë ndeshjes për të arritur te fitorja, që në fund edhe e ka arritur.

Aldrit Oshafi i dha epërsinë Malishevës në pjesë të parë, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Etnik Bruti duket se kreu gjërat për vendasit. Mirëpo, ka qenë sulmuesi më i dalluar i llapjanëve, që uli epërsinë e vendasve menjëherë. Muhamet Hyseni shënoi për 2-1!

TABELA AKTUALE

E derisa Llapi kërkonte golin me ngulm e Malisheva shikonte mundësitë me kundërsulme ka qenë Ahmed Januzi që ndezi “gjërat” me golin e shënuar në kohën shtesë, kurse krejt në fund një penallti e akorduar me VAR - bëri që Hyseni të shënojë edhe njëherë, ndërsa Llapi të fitojë ndeshjen e tretë me radhë në Superligë dhe të vazhdojë serinë prej gjashtë dueleve pa humbje në Superligë.

Malisheva 2-3 Llapi [Aldrit Oshafi 21’, Etnik Bruti 52’ - Muhamet Hyseni 58’, 90’+5pen.,  Ahmed Januzi 90’]

Fitorja mban Llapin në krye të renditjes tabelare me 16 pikë nga 7 ndeshje, para ndeshjes derbi ndaj Ballkanit në fundjavë. Në anën tjetër Malisheva që në xhiron e radhës do të jetë mysafire e Lirisë, ka pësuar humbjen e katërt sezonale dhe aktualisht është e katërta me 9 pikë nga 7 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga