Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEBATIK CURRI, PAS NDESHJES

“Duhet të punojmë shumë”

“Duhet të punojmë shumë”


28 September, 2023 @20:06

Trajneri i Prishtinës, Debatik Curri, nuk ka qenë fort i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij gjatë ndeshjes. Ai posaçërisht ka theksuar se krosimet e kundërshtarit kanë qenë të rrezikshme, sepse pozicionimi i mbrojtjes nuk ka qenë i mirë.

“Mendoj se me rastin e krijuar në fund, do të mund të fitonim. Edhe pse gjatë ndeshjes nuk patëm shumë, kishim mundësi të fitonim. Jo, nuk ka të bëj me taktikë, por sulmuesin Blesa e zëvendësuam pasi u lëndua pak dhe nuk ishte në 100% të tij. Në mbrojtje kemi pasur probleme, pasi që secili krosim i Dukagjinit bëhej i rrezikshëm. S’u pozicionuam mirë as te goli i dytë e as te i pari. Duhet të punojmë shumë, duhet të punojmë shumë më shumë,” ka thënë Curri pas ndeshjes.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga