PRISHTINA - DUKAGJINI
Barazim në “Fadil Vokrri”, Prishtina 4 xhiro pa fitore
28 September, 2023 @17:12
Në katër xhiro pa fitore ka shkuar ecuria negative e Prishtinës.
Kryeqytetasit sot barazuan 2-2 (Albin Krasniqi 22’ (pen), Elton Basri 46’ (AG) / Ardian Muja 30’ (AG), Altin Merlaku 55’) ndaj Dukagjinit nga Klina, në një takim që prodhoi mjaft raste për shënim.
Pjesa e parë dhuroi plot tre gola, e dyta më pas vetëm një, për përfundimtarin 2-2 në fund.
Albin Krasniqi nga pika e bardhë dhe autogoli i mbrojtësit Basri u shënuan në listën e shënuesve të Prishtinës sot, kurse te Dukagjini në këtë listë u futën autogoli i Ardian Mujës dhe goli i Altin Merlakut.
Rezultati i takimit të sotëm bën që Prishtina të mbetet 6 pikë larg Llapit kryesues, kurse Dukagjini, që këtë sezon nuk e ka filluar aq mirë, është i shtati në renditje për momentin.
Xhiron që vjen, Prishtina i shkon Fushë Kosovës, kurse Dukagjini e pret Niklin në Klinë.