Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI '74 - DRITA

Smakiqi pret penalltinë, Drita s’gabon ndaj Niklit

Smakiqi pret penalltinë, Drita s’gabon ndaj Niklit


28 September, 2023 @17:01

Pas fitores bindëse ndaj Prishtinës xhiron e shkuar, Drita ka arritur sot fitoren e dytë me radhë në ligë.

Gjilanasit fituan me rezultat 0-2 (Blerim Krasniqi 32’, Besnik Krasniqi 77’ (P)) në udhëtim te skuadra e Feronikelit ‘74 në Drenas.

Nga një gol për secilën pjesë mjaftuan që Drita ta fitonte këtë takim, ndërkohë që Nikli nuk e gjeti dot rrjetën kundërshtare sot, ndonëse shënoi 5 herë para pak ditëve në Prizren.

TABELA AKTUALE

Seria e golave në këtë takim u hap nga sulmuesi Blerim Krasniqi në minutën e 32’, kurse për 0-2 u përkujdes mbrojtësi i djathtë Besnik Krasniqi, që golin e gjeti nga pika e bardhë (77’).

Vlen të përmendet që rol të madh në këtë fitore të Dritës luajti edhe portieri Florjan Smakiqi, i cili e priti penalltinë e Robert Rrahmanit të vendasve kur rezultati ishte 0-1 (65’), moment që padyshim mund t’i jepte kahje tjetër ndeshjes.

Me një ndeshje më pak, Drita ka 4 pikë më pak se Llapi kryesues, kurse Nikli për momentin është i parafundit në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga