Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

XHENGIS REXHEPI, PAS NDESHJES

“Kemi merituar fitoren, mburrem me lojtarët”

“Kemi merituar fitoren, mburrem me lojtarët”


28 September, 2023 @20:02

Trajneri i Feronikelit’74, Xhengis Rexhepi, në deklaratën e dhënë pas ndeshjes ka thënë se ekipi i tij me lojën e treguar sot ndaj Dritës ka merituar fitoren. Ai ka shtuar se mburret me lojtarët e tij me atë që kanë treguar në fushë.

“Mburrem me karakterin dhe atë që e kanë treguar lojtarët në fushë. Mendoj se sot nuk kemi merituar as barazim këtu, por vetëm fitoren, pasi që kemi luajtur kështu me skuadrën ndër më të mirat në Superligë. Kemi pasur shumë raste. Por, me atë që kanë treguar djemtë në fushë, mburrem me këta djemë. Drita mendoj se sot ka pasur fat. Fati dhe cilësia e lojtarëve të tyre e fituan ndeshjen, por me lojë, mendoj që ka fituar Ferronikeli’74 sot,” ka thënë Rexhepi pas ndeshjes.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga