Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAR OF THE GAMEWEEK VII

Muhamet Hyseni (Llapi) - Ylli i javës (7)

Muhamet Hyseni (Llapi) - Ylli i javës (7)


29 September, 2023 @15:13

Sulmuesi i Llapit, Muhamet Hyseni është Ylli i javës së shtatë të Superligës, shpallur nga FFK. Ai u tregua jashtëzakonisht i vyeshëm për ekipin e tij, ndërsa shënoi dy herë në rikthimin e Llapit ndaj Malishevës prej 2-0 në 2-3.

Pas marrjes së çmimit, Hyseni ka thënë për faqen zyrtare të FFK-së:

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që jam shpallur “Ylli i Javës”. Ky çmim realisht më motivon edhe më shumë për të punuar dhe realizuar edhe gola tjerë. Kemi nisur shumë mirë edicionin e ri dhe realisht jemi në rrugën e duhur për të arritur objektivat tona. Kam besimin maksimal të shtabit teknik, bashkëlojtarëve dhe tifozëve, gjë që u falënderohem në maksimum. Tifozëve u premtoj edhe gola tjerë që së bashku të arrijmë suksese”, ka thënë ai.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga