Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AKIS VAVALIS, PAS NDESHJES

“Jemi përmirësuar, në krahasim me lojërat e kaluara”

“Jemi përmirësuar, në krahasim me lojërat e kaluara”


28 September, 2023 @19:47

Trajneri i Dritës, Akis Vavalis, pas fitores ndaj Feronikelit’74 ka thënë se ekipi i tij është përmirësuar me lojë në krahasim me ndeshjet e kaluara.

Ai është shprehur të jetë i lutmur me këtë fakt, por ka pasur pakënaqësi në lojën e mbrojtjes së ekipit.

“Jemi përmirësuar në krahasim me ndeshjet e kaluara. Jam i lumtur me këtë, por nuk jam i kënaqur me mënyrën e mbrojtjes, pasi që kemi mundësuar shumë raste për ata, bile edhe kemi shkaktuar penallti. Gjithsesi duhet të fokusohemi më shumë, pasi që na pret ndeshje e madhe pas kësaj,” ka thënë Vavalis, duke menduar që tash për rivalin e radhës, Gjilanin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga