Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAR OF THE GAMEWEEK VIII

Nazmi Gripshi (Ballkani) - Ylli i javës (8)

Foto: FFK

Nazmi Gripshi (Ballkani) - Ylli i javës (8)


3 October, 2023 @10:46

Për herë të parë këtë stinor, një lojtar i Ballkanit merr çmimin e Yllit të javës së Superligës, ndërsa ky është mesfushori Nazmi Gripshi që dha gol të bukur ndaj Llapit në derbi, ku ekipi kampion i Kosovës fitoi ndeshjen dhe doli në vend të parë të tabelës.

Kështu, FFK ka bërë të ditur sot se Gripshi është lojtari që fiton çmimin e Yllit të javës për xhiron e tetë të Superligës, ndërsa mefsushori ndër të tjera ka falenderuar edhe bashkëlojtarët për arritjen, duke kërkuar ruatjen e vendit të parë në tabelë.

“Jam i lumtur për këtë vlerësim nga ana e FFK-së. Fal paraqitjeve të mira si nga ana personale ashtu edhe e gjithë bashkëlojtarëve po arrijmë çdo ndeshje të marrim nga 3 pikë. Shpresoj të vazhdojmë kështu duke e ruajtur vendin e parë”, ka thënë Nazmi Gripshi për faqen zyrtare të FFK-së.

Përndryshe, kjo është hera e dytë në karrierë për durrësakun që e fiton këtë çmim, pasi që të njëjtën e kishte fituar edhe një herë edhe përgjatë stinorit të kaluar.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga