Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERBI I MADH KROAT, VENDOSET NGA LOJTARI I KOSOVËS

100 mijë tifozë, Emir Sahiti vendos derbin, Hajduk mposht Dinamon

Foto & Video/ HNKHajduk/fb

100 mijë tifozë, Emir Sahiti vendos derbin, Hajduk mposht Dinamon


2 October, 2023 @10:49

Sulmuesi i Kosovës, Emir Sahiti, ka vendosur derbin e madh kroat, derisa ka shënuar golin e vetëm në fitoren që e ka shënuar ekipi i tij Hajduk ndaj Dinamos së Zagrebit.

Hajduk ka festuar njëqind mijë tifozë të regjistruar në klub, rreth 40 mijë të pranishëm në “Poljud” të Splitit dje, ndërsa Sahiti është bërë hero i ndeshjes, kurse pas duelit është shprehur të ketë shënuar golin më të rëndësishëm të karrierës.

 

 

Hajduk ka mposhtur Dinamon 1-0 (Sahiti 59’), ndërsa tash ka 21 pikë dhe është lider i kampionatit, derisa Dinamoja është e treta me 16.

 


 
Të gjitha lajmet nga International