FFK NJOFTON
Edion Gashi - “Dardan” i ri te shpresat e Kosovës
Teksti: FFK
27 September, 2023 @14:16
Një tjetër futbollist ka vendosur të veshë fanellën e Kosovës. Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Edion Gashi i cili luan në Bundesliga në ekipin “Schalke 04” në grupmoshën U19.
Edioni luan në pozitën e mesfushorit ofensiv dhe po kalon një formë të mirë duke treguar edhe rezultate te mira me skuadrën e tij.
Punën e Edionit nga afër e ka përcjellë përzgjedhësi i Kosovës U19 Adil Maliqi i cili pas një bisede me talentin kosovar në Gjermani, ka konfirmuar ardhjen e tij.
Edion Gashi është një talent që premton shumë dhe pritet që edhe te Kosova t’i tregojë aftësitë e tij në grupmoshat e Kosovës.