Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA E KOMBEVE

Vajzat marrin pikë në Pllovdiv

Fotot: FFK

Vajzat marrin pikë në Pllovdiv


Teksti: FFK

27 September, 2023 @10:45

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me barazimin edicionin e parë të Ligës së Kombeve në konkurrencën e femrave. Dardanet, të martën, në stadiumin “Lokomotiv” në Plovdiv janë përballuar me Bullgarinë, ndeshje e cila është mbyllur baras, 0:0. Ky ballafaqim i ka takuar Grupit 5 në Ligën C të Ligës së Kombeve, format që për herë të parë ka filluar edhe në konkurrencën e femrave.

Bulgaria vs. Kosova

Të dyja ekipet patën disa mundësi shënimi, por nuk arritën të gjejnë rrugën e golit. Për Bullgarinë kjo ishte ndeshja e dytë, pasi paraprakisht ka shënuar fitore në duel me Maqedoninë e Veriut (1:0). Ndërkaq, Kosova ndeshjen e dytë e zhvillon më 27 tetor, kur në Shkup, luan ndaj Maqedonisë së Veriut.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve