TRANSFERMARKT
Albion Rrahmanit i dyfishohet vlera në treg
29 September, 2023 @12:06
Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, që tash është pjesë e Rapidit të Bukureshtit, i është dyfishuar vlera në treg. Futbollisti që shkoi nga Ballkani kur kishte vlerën 600 mijë euro në treg në drejtim të ekipit rumun, në rifreskimin e fundit të vlerave të lojtarëve të bërë nga faqja speciale për këto punë, Transfermarkt, tash ka vlerën 1.2 milionë euro.
Futbollsiti i lindur në Podujevë që është 23 vjeç dhe 188 centimetra i gjatë, ka treguar veten menjëherë për aftësitë e tij edhe në elitën e futbollit rumun, ku në Superligën e atjeshme ka shënuar gjashtë gola në katër ndeshje, duke bërë edhe një asist në proces. Rifreskimi i fundit i vlerës së futbollistit është bërë dje nga Transfermarkt.
Rrahmani, që bëri emër te Malisheva dhe pastaj u pjekë si lojtar te Ballkani, ka qenë i ftuar për ndeshjet e shtatorit në kuadër të reprezentacionit të Kosovës dhe pritet të jetë në listën e Primoz Glihës edhe për ndeshjet e tetorit.