Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Ermal Krasniqi në janar mund të kalojë në Serie A

Ermal Krasniqi në janar mund të kalojë në Serie A


11 October, 2023 @23:10

Media online rumune, prosport.ro ka bërë të ditur sonte se ka mësuar nga burimet e saja brenda klubit të CFR Cluj, mesfushori i krahut Ermal Krasniqi mund të kalojë në Serie A gjatë afatit kalimtar të janarit në këtë stinor.

Cluj shpreson të përfitojë mjaft nga Krasniqi, pasi që interesimi i Bolognës është i vazhdueshëm, kurse marrëveshja pritet të jetë huazim me opcion blerjeje që shkon deri në 5 milionë euro. Huazimi, nëse arrihet marrëveshja natyrisht, pritet të ndodhë në janar, ndërsa Cluj do të përfitojë 1 milionë euro fillimisht, pas së cilës me realizimin e transferit të plotë do t’i marr edhe milionat tjerë të mbetur.

Bologna ka shkuar në pushim të kombëtareve si pozita e 11 në Serie A, ndërsa trajneri Thiago Motta po kërkon ndihmë për sulmin e ekipit, që në tetë ndeshjet e para ka shënuar 8 gola në kampionat.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga