Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KOMISIONI I GARAVE

Prishtina në disiplinore, pas ndeshjes me Ballkanin

Foto: FCPrishtina/ fb

Prishtina në disiplinore, pas ndeshjes me Ballkanin


10 October, 2023 @20:46

Ndaj skuadrës së Prishtinës është inicuar procedurë disiplinore nga Komisioni i Garave të FFK-së. Motivi për këtë është lëshim në organizimin e ndeshjes.

Ndërkaq, në pikën ku theksohet Prishtina, KG ka shkruar edhe pse është inicuar rasti.

“Ndaj: FC ”Prishtina”. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Në min 2,5,17,32 dhe 35 të ndeshjes, tifo grupi ”Plisat”, të vendosur në tribunën jugore, hodhën mjete piroteknike prapa portës në anën jugore të stadiumit, ndërkaq disa persona nga tribuna përendimore, prapa bankinës së FC ”Ballkani”, pothuajse gjatë gjithë ndeshjes kishin fyer dhe ofenduar rëndë kryetrajnerin e ekipit mysafir Ilir Daja, duke e penguar në punën e tij. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina – Ballkani,” ka shkruar njoftimi i Federatës.

Për këtë rast, kishte reaguar edhe klubi i Ballkanit pas ndeshjes, duke lëshuar një reagim në llogarinë zyrtare të klubit. Ndeshja Prishtina - Ballkani përfundoi 1-1, ndërsa ekipi kampion është lider i kampionatit.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga