Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI S'FAL EDHE ME 2 LOJTARË MË PAK

Llapi me 9 lojtarë, thellon krizën e Lirisë

Llapi me 9 lojtarë, thellon krizën e Lirisë


8 October, 2023 @17:04

Edhe pse me nëntë lojtarë në fushë, Llapi ka arritur të durojë tentimet, penalltinë dhe më tepër nga çka ka shfaqur Liria, për të siguruar fitore në fund, që e çon në krye të renditjes tabelare për momentin.

Llapi mposhti Lirinë 2-0 [Muhamet Hyseni 77’ pen., Valmir Veliu 86’] në një ndeshje ku ekipi i llapjanëve tregoi fuqinë edhe me lojtarë më pak në duel. Kjo, pasi ekipi i Tahir Batatinës prej mimnutës së 25 të ndeshjes luajti pa Besar Musollin që mori karton të kuq, ndërsa nga minuta e 70 edhe Ahmed Januzi mori të kuqen!

Muhamet Hyseni

Kjo nuk i pengoi Llapit të gjejë penalltinë në minutën e 76 të ndeshjes, ndërsa Muhamet Hyseni ta konvertojë në gol atë. E më pas edhe Petrus Megameno i Lirisë mori të kuqe (79) pas dy të verdhave, ndërsa 4 minuta para fundit të kohës së rregullt, i rikthyer në ekip Valmir Veliu shënoi për të siguruar fitoren.

TABELA AKTUALE

Liria pati raste të mira në fillim të ndeshjes, një gol i Prins Tjiuezës u anulua për ofsjad (8’), ndërsa Festim Alidema gjuajti dobët (9’) në rastin tjetër. Ky i fundit më pas bëri edhe gjithçka më keq, kur dështoi të shënonte penalltinë (50’) të cilën e mbrojti Ilir Avdyli. Edhe një gol nga tollovia erdhi për Lirinë, por edhe kjo u anulua për ofsajd (54’) - dhe tashmë ekipi i Nedim Yigit ka regjistruar edhe humbjen e katërt me radhë!

Llapi për momentin lider, nga 9 ndeshje ka 19 pikë, ndërsa Liria e nënta (e parafundit) në tabelë, nga 9 ndeshje ka 6 pikë.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga