Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PA GOLA NË SUHAREKË!

Barazim në derbi, që i hap rrugë Dritës!

Foto: KFLlapi/ fb

Barazim në derbi, që i hap rrugë Dritës!


16 March, 2024 @19:31

Ballkani e Llapi dy skuadrat që po qëndronin në vendin e parë dhe të dytë të renditjes tabelare para fillimit të xhiros XXVI kanë barazuar për të shtuar nga një pikë në llogari të veten sot. Mirëpo, barazimi i tyre pa gola Ballkani - Llapi 0-0, ka bërë që apetiti për titull të rritet në Gjilan.

Drita tashmë shpreson në fitore të dielën, ashtu që të kërkojë të përzihet direkt në luftë për titull dhe të barazojë pikët me kryesuesin aktual!

Sa i përket lojës së sotme, të dyja skuadrat kanë pasur raste të mira për fitore, por portierët dhe mbrojtjet kanë qenë në nivel të detyrës. Në pjesë të parë veçohet rasti i mirë i Ergyn Ahmetit (34’) të Llapit, ndërsa në fund të ndeshjes Ballkani tentoi dy herë, me Mamadou Danfën (88’) dhe Nazmi Gripshin (90’+1) - por asnjëri s’arriti të gjejë rrugën drejt golit.

TABELA AKTUALE

Enea Koliçi i Ballkanit dhe Ilir Avdyli i Llapit edhe njëherë treguan se çka do të thotë të kesh portier cilësor në ekip, ndërsa me barazimin pa gola, Ballkani pas XXVI xhirosh mbetet sot lider me 52 pikë, një më shumë sesa i dyti, Llapi.

Derisa Ballkani udhëton te Prishtina në xhiron që vjen, Llapi pret Lirinë - duele këto që do të luhen pas pushimit të ekipeve për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga