Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUSHË KOSOVA - PRISHTINA

Barazim ndaj Prishtinës, Fushë Kosova vazhdon serinë pa humbje

Foto: FC Prishtina / FB

Barazim ndaj Prishtinës, Fushë Kosova vazhdon serinë pa humbje


17 March, 2024 @15:10

Vazhdon seria pa humbje e Fushë Kosovës në Superligë.

Sot kjo skuadër ndali në barazim 0-0 Prishtinën, duke shkuar kështu në 5 ndeshje radhazi pa humbje dhe njëkohësisht 5 ndeshje radhazi pa pranuar gol, statistikë impresive.

Që nga minuta e 32’ e ndeshjes Prishtina luajti me një futbollist më pak, pasi që portieri Ardit Nika u përjashtua nga loja.

Për pak të njëjtin fat e pati edhe Davide Borsellini, portieri italian i Fushë Kosovës, por për fatin e mirë të tij, kartoni i tij u kuq u anulua nga VAR-i (45’).

TABELA AKTUALE

Përveç rasteve të lartpërmendura, të dyja skuadrat patën edhe mjaft raste për shënim, por asnjëra prej tyre nuk shënoi dot dhe pikët u ndanë.

Barazimi i sotëm e mban Fushë Kosovën 6 pikë larg pozitës që dërgon në barazh, kurse Prishtina është skuadra me më së shumti barazime këtë sezon, gjithsej 14, dhe në renditje ndodhet e pesta.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga