Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NJË GOL PËR 3 PIKË

Ovouka vendos! Drita fiton minimalisht ndaj Feronikelit’74

Pamje nga arkivi

Ovouka vendos! Drita fiton minimalisht ndaj Feronikelit’74


14 March, 2024 @17:00

Mbrojtësi kongolez i Dritës, Raddy Ovouka është treguar vendimtar në përballjen ku Drita vuajti për të gjetur golin dhe për të marrë tri pikë sot ndaj Feronikelit’74.

Ka qenë një depërtim nga krahu i Besnik Krasniqit me përvojë që hyri në zonë dhe duke krijuar hapësirë, futi topin në mes të zonës, të cilën e nuhati Ovouka për fitore, Feronikeli’74 - Drita 0-1 [Raddy Ovouka 80’].

TABELA AKTUALE

Sa i përket duelit, Feronikeli’74 i Shefki Kuqit tentoi në dy raste pak më seriozisht, por s’arriti të gjejë portën e Faton Malokut. Në anën tjetër, Drita edhe pse me posedim më të madh të topit në lojë, nuk arriti që të kishte raste të theksuara, derisa arriti te goli.

Sidoqoftë, ekipi i Zekirija Ramadanit siguroi tre pikë që është më e rëndësishmja për klubin, ndërsa iu afrua kryesuesve të kampionatit dhe mbetet në garë për titull. Drita tash ka dy pikë më pak se lideri Ballkani dhe një më pak sesa Llapi në vend të dytë. Drita është e treta me 49 pikë pas 25 ndeshjesh. Feronikeli’74 në anën tjetër mbetet në 26 pikë, në pozitën e shtatë që siguron mbijetesën. Ekipi nga Drenasi ka një pikë më shumë sesa Gjilani që është në zonë të barazhit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga