Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAR OF THE GAMEWEEK XXIV

Nazmi Gripshi (Ballkani) - Ylli i javës (24)

Foto: FCBallkani/ fb

Nazmi Gripshi (Ballkani) - Ylli i javës (24)


11 March, 2024 @12:55

Futbollisti i Ballkanit, Nazmi Gripshi, është përzgjedhur si Ylli i javës nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) për këtë xhiro. Vlerësimin për të përzgjedhur Gripshin si “Yll të javës” e kanë marrë treshja e Komisionit të veteranëve të futbollit në përbërje Avni Shala, Skender Kapra dhe Sabit Uka.

Kjo është hera e dytë që Gripshi merr këtë stinor çmimin e më të mirit të javës në Superligë, ndërsa në stinorin e kaluar e ka një të fituar - pra në total i ka tre në karrierë.

Gripshi shënoi dy herë në fitoren e Ballkanit ndaj Malishevës në fundjavën që e lamë pas.

“Jam i lumtur që kam kontribuuar në arritjen e rezultateve pozitive të skuadrës. Zgjedhja si ‘Ylli i Javës’ për mua është një motivim i madh për të ardhmen. Largimi i lojtarëve kryesorë ka bërë që përgjegjësia më e madhe të jetë tek lojtarët më me përvojë, e gjithashtu edhe tek unë. Ballkani synon të bëhet sërish kampion. Ndeshjet në kampionat i shoh më sfiduese se sa ato për kupë”, tha Gripshi për faqen zyrtare të FFK-së.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga