Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E TRETA ME RADHË PA HUMBJE!

Fushë Kosova nxjerr pikë ndaj Dukagjinit

Foto: KFFusheKosova/ fb

Fushë Kosova nxjerr pikë ndaj Dukagjinit


9 March, 2024 @18:57

Fushë Kosova po vazhdon të shpresojë për mbijetesë në Superligë, pasi që sot ka nxjerrë pikën e radhës jashtë terrenit, ndërsa në përgjithësi ka kaluar edhe ndeshjen e tretë me radhë pa humbje - që është seria më e mirë e tyre këtë stinor në elitë.

Për më tepër, Fushë Kosova ka shënuar një gol ndaj Dukagjinit, por u anulua, pasi që referi i ndeshjes vlerësoi ofsajd rastin e golit të Ardi Ajdinit (10’). Dukagjini në anën tjetër edhe pse vendas nuk është se rrezikoi shëmë, por një mundësi e Elezajt në pjesë të dytë (55’) ishte afër për gol, por u regjistrua si rast i pasuksesshëm për përfundimtaren Dukagjini - Fushë Kosova 0-0.

TABELA AKTUALE

Dukagjini pas XXIV xhirosh është i gjashti në renditje dhe ka 31 pikë, ndërsa Fushë Kosova e nënta (e parafundit) ka 16 pikë dhe 6 pikë e ndajnë nga pozita e barazhit/playoutit. Xhiron që vjen, Fushë Kosova pret Ballkanin ndërsa Dukagjini i shkon Prishtinës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga