Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RRUGA DREJT FINALES!

Shorti i gjysmëfinales së Kupës, caktohet data

Shorti i gjysmëfinales së Kupës, caktohet data


11 March, 2024 @10:55

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur sot se shorti i gjysmëfinales së Kupës së Kosovës do të hidhet këtë të premte, më 15 mars. Shorti tërhiqet në zyret e FFK-së me fillim prej orës 13:00.

Gjysmëfinalen e kanë siguruar Ballkani, Drita, Prishtina dhe Suhareka. Çiftet e tërhequra do të luajnë nga dy ndeshje, sistemi vajtje-ardhje, për të kërkuar finalistin e Kupës.

“Tërheqja e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll do të bëhet të premten (më 15 mars), në orën 13:00, në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës. Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, Ballkani, Drita dhe Suhareka. Në këtë fazë do të luhet me sistem vajtje-ardhje,” - ka shkruar FFK-ja në njoftim.

Sa i përket ndeshjeve, ato të para do të luhen më 3 dhe 4 prill. Ndërsa të kthimit më 17 dhe 18 prill.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës