Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHORTI I ÇEREKFINALES

Shorti i Kupës: Ballkani në Malishevë, Prishtina pret ‘89-shin

Shorti i Kupës: Ballkani në Malishevë, Prishtina pret ‘89-shin


14 February, 2024 @14:19

Mbrojtësi i trofeut të Kupës së Kosovës, Prishtina do të ketë punë me Trepçën’89 në çerekfinale të Kupës. Ekipi i drejtuar nga Emmanuel Egbo, që humbi sulmuesin më të mirë këtë afat kalimtar, Jalen Blesa, më 6 ose 7 mars do të pret mitrovicasit që befasuan dhe eliminuan Llapin në kuadër të Kupës.

Në anën tjetër, kampioni aktual dhe lideri i Superligës, Ballkani do të udhëtojë në Malishevë për të kërkuar gjysmëfinalen në rrugë të tyre drejt Kupës së parë të Kosovës.

Tepër interesante pritet të jenë edhe duelet tjera të hedhura nga shorti. Derisa Dukagjini pret Dritën, Vjosa e Shtimes pret Suharekën në çerekfinale. Kujtojmë, çerekfinalet luhen vetëm një ndeshje dhe terreni vendas ka shumë rëndësi në këto duele. Fituesit e çerekfinaleve sigurojnë biletën për gjysmëfinale.

“Sot në selinë e FFK-së në prani të Komisionit të Garave, administratorit të Superligës dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës. Fituesja e këtij trofeu në edicionin e kaluar, Prishtina do të ballafaqohet me skuadrën e Ligës së Parë, Trepçën’89. Ndërkaq, Ballkani do të përballet me Malishevën. Interesante do të jetë edhe përballja tjetër ndërmjet dy skuadrave elitare, Dukagjinit dhe Dritës, por edhe ajo ndërmjet dy skuadrave pretendente për të hyrë në elitë, Vjosës dhe Suharekës 23. Edhe faza çerekfinale zhvillohet vetëm me një ndeshje. Duelet e kësaj faze zhvillohen më 6 e 7 mars.” — ka shkruar njoftimi i FFK-së lidhur me shortin e tërhequr sot.

DUELET ÇEREKFINALE:

Vjosa-Suhareka
Prishtina-Trepça’89
Malisheva-Ballkani
Dukagjini-Drita.

Kupa e Kosoves 2023/24 - Cerekfinalet

Ndeshjet do të luhen më 6 ose 7 mars, ndërsa data dhe ora e saktë për secilin duel përcaktohet më vonë.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës