Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DATAT

Superliga vazhdon më 10 shkurt

Foto: FFK

Superliga vazhdon më 10 shkurt


4 January, 2024 @11:41

Pjesa e dytë e stinorit të Superligës do të nis më 10 shkurt ka bërë të ditur FFK-ja dje përmes një njoftimi. Gjithashtu, janë bërë të ditura edhe datat e tetës së finales së Kupës si dhe fillimi i pjesës së dytë të stinorit në Ligë të Parë.

“Stinori pranveror për edicionin garues 2023/24 do të nisë më 4 shkurt, me ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, derisa Albi Mall Superliga e rifillon garën më 10 shkurt. Ndërkaq, skuadrat e Ligës së Parë i rikthehen kampionatit në fundjavën e 17 e 18 shkurtit. Afati kalimtar për të gjitha ligat përfundon më 31.01.2024, përfshirë ligat e femrave si dhe të gjitha grupmoshat e reja.” - ka shkruar FFK-ja në njoftim.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës