HIDHET SHORTI PËR 1/8 E FINALES SË KUPËS
Finalistët e Kupës së fundit, takohen në të tetën e finales
12 December, 2023 @13:41
Në zyret e Federatës, sot është hedhur shorti i së tetës së finales së Kupës së Kosovës, ndërsa ekipet e kualifikuara aty kanë mësuar kundërshtarët, të cilët duhet t’i mposhtin për të kaluar në çerekfinale të garës më masovike në futbollin e Kosovës.
Kampioni dhe lideri i ligës, Ballkani do të ndeshet me Vëllaznimin, ndërsa suherekasit janë vendas në këtë takim. Kujtojmë, në të tetën e finales së Kupës luhet vetëm një ndeshje dhe fituesi shkon tutje. Pra, nuk ka ndeshje kthyese. Ndërkaq përballja nëse nuk gjen fitues pas 90-minutave kohë të rregullt, shkohet në vazhdime e më pas edhe penalltitë nëse është nevoja.
Në përballjet tjera interesant pritet të jetë dueli ndërmjet Suharekës (e dyta në Ligën e Parë - Grupi A) dhe Prishtinë së Re (e dyta në Ligën e Parë - Grupi B).
Mbrojtësja e trofeut të Kupës, Prishtina do të përballet me Gjilanin si mysafir dhe kryeqytetasit do të shpresojnë që përsëri të fitojnë Kupën ashtu që të kalojnë në garat evropiane. Pikërisht, Gjilani-Prishtina ka qenë edhe finalja e Kupës në stinorin e kaluar, ku kishte triumfuar Prishtina 0-2.
Mëposhtë, të gjitha çiftet e së tetës së finales së Kupës së Kosovës:
Trepça’89 - Llapi,
Gjilani - Prishtina,
Drita - Rilindja 1974,
Vjosa - 2 Korriku,
Feronikeli’74 - Malisheva,
Suhareka - Prishtina e Re,
Ballkani - Vëllaznimi dhe
Dukagjini - Dinamo.
Duelet janë paraparë të luhen më 3 dhe 4 shkurt të vitit 2024, ndërsa për datat e sakta të ndeshjeve dhe orën e tyre vendoset një javë para dueleve.