Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

1/8 E FINALES SË KUPËS

Përcaktohet data e shortit për të tetën e finales

Përcaktohet data e shortit për të tetën e finales


8 December, 2023 @15:56

Me fitoren e Dinamos ndaj Vushtrrisë sot, janë kompletuar 16 ekipet që kanë kaluar në të tetën e finales së Kupës së Kosovës. Ndërkaq, me të përfunduar kjo ndeshje, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur edhe për datën, kur do të tërhiqet shorti i së tetës së finales së garës më masovike të futbollit në Kosovë.

Nga skuadrat e kualifikuara, prej Superligës janë: Llapi, Prishtina, Malisheva, Dukagjini, Gjilani, Feronikeli’74, Drita, Ballkani, ndërsa nga Liga e Parë më tutje kanë shkuar 2 Korriku, Trepça’89, Rilindja 1974, Vëllaznimi, Prishtina e Re, Suhareka, Dinamo dhe Vjosa.

Në short për të tetën e finales nuk ka ndonjë ndalesë specifike, prandaj mund të shortohet secili me secilin, ndërsa luhet një ndeshje dhe fituesi siguron çerekfinalen. Shorti do të mbahet më 12 dhjetor 2023 me fillim prej orës 12:00 në selinë e FFK-së.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës