Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALJA: GJILANI - PRISHTINA

Hamiti e Pefqeli shënojnë, Prishtina fiton Kupën e Kosovës

Foto: FFK

Hamiti e Pefqeli shënojnë, Prishtina fiton Kupën e Kosovës


5 June, 2023 @21:34

Pas tri viteve, Kupa e Kosovës është rikthyer te Prishtina.

Skuadra më e suksesshme e futbollit kosovar në finale të Kupës e mposhti Gjilanin, për ta fituar kështu Kupën e Kosovës.

SKEMA DREJT FINALES

Pjesa e parë përfundoi pa gola, me ndeshjen që kryesisht ishte e barabartë, e golat erdhën në pjesën e fundit të ndeshjes.

Genc Hamiti në minutën e 68’ shënoi një gol mjaft të bukur për epërsinë fillestare të Prishtinës, e fitoren e vulosi supergoli i Mërgim Pefqelit në minutën e 76’, për përfundimtaren 0-2.

Pasi triumfoi në Kupë, tash Prishtina mbetet në pritje të licencimit për paraqitje në garat evropiane, në të cilat muajt e ardhshëm do të garojë edhe Gjilani, pasi që sezonin e përfundoi në vendin e tretë.

Kjo është hera e tetë që Prishtina e fiton këtë trofe, ndërsa Gjilani ende nuk e ka fituar ndonjë të tillë.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës