GJYSMËFINALJA: VUSHTRRIA - PRISHTINA
Endrit Krasniqi shpëton Prishtinën, përmbys Vushtrrinë
5 April, 2023 @19:40
Futbollisti i Prishtinës, Endrit Krasniqi, ka bërë gjithçka si duhet në 10-minutëshin e fundit të ndeshjes për t’ia sjellë fitoren ekipit të tij në ndeshjen e parë të Kupës së Kosovës, pasi që ka përmbysur epërsinë e hershme të Vushtrrisë të arritur me Henry Chibuezen dhe ka bërë që ekipi i tij tashmë të ndihet rehat para ndeshjes së kthimit, ku bardhekaltërit presin sigurimin e finales së Kupës së Kosovës.
Vushtrria 1-2 Prishtina [Henry Chibueze 18 - Endrit Krasniqi 82, 90]