NDARËSIT E DREJTËSISË
Bejtullahu e Shala, kryesorë në ndeshjet e kthimit të Kupës
19 April, 2023 @0:56
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur sot gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në përballjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës në futboll që luhen të mërkurën më 19 prill.
Dueli ndërmjet Prishtinës dhe Vushtrrisë që nis në ora 15:00 dhe luhet në Fadil Vokrri do të drejtohet nga Mervan Bejtullahu kryesor, ndërsa ndihmës të tij anësorë do të jenë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa. Gjyqtar i katërt është Lirim Jashari, ndërsa në VAR kryesor do të jetë Alban Shala me ndihmës Meriton Berishën.
Në përballjen tjetër gjysmëfinale që luhet në termin të njëjtë por në Gjilan, në stadiumin me bar sintetik, kryesor do të jetë Gramos Shala, ndërsa ndihmës anësorë Besnik Morina dhe Granit Hyseni. Gjyqtar i katërt në këtë përballje do të jetë Isak Ceroviku, kurse në VAR kryesor është Burim Jahmurataj dhe ndihmës i tij Drilon Rexhepi.
Sa i përket dueleve, në ndeshjet e para u arritën këto rezultate: Vushtrria 1-2 Prishtina dhe Llapi - Gjilani 1-2.