Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

1/2: PRISHTINA - VUSHTRRIA

Me fitore bindëse, Prishtina në finale të Kupës

Foto: FC Prishtina / FB

Me fitore bindëse, Prishtina në finale të Kupës


19 April, 2023 @17:48

Pas fitores 1-2 në ndeshjen e parë në Vushtrri, Prishtina e ka fituar edhe ndeshjen e kthimit ndaj Vushtrrisë, për të kaluar kështu në finale të Kupës së Kosovës.

Ndeshja ishte pa histori, me kryeqytetasit që dominuan plotësisht dhe shënuan plot 6 herë për fitoren e thellë 6-0.

KUPA E KOSOVËS - SKEMA

Hasan Hyseni, Leotrim Kryeziu (2), Bujar Pllana, Mërgim Pefqeli dhe Igball Jashari u shënuan në listën e golashënuesve të takimit sot.

Në finale Prishtina do të takohet me Gjilanin, që në gjysmëfinale u tregua më i suksesshëm se Llapi.

Kujtojmë që Prishtina Kupën e Kosovës e ka fituar plot 7 herë, më shumë se çdo skuadër tjetër.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës