Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJYSMËFINALJA: LLAPI - GJILANI

Gjilani me hap të madh për finale!

Festa e golit të Gjilanit në ndeshje që e fituan duelin e parë të Kupës ndaj Llapit në "Zahir Pajaziti"/ Foto: SC Gjilani/ fb

Gjilani me hap të madh për finale!


5 April, 2023 @19:42

Gjilani ka shënuar fitore të madhe në Zahir Pajaziti sot, ndërsa ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës aty përfundoi me fitoren minimale të ekipit të Zekirija Ramadanit që brenda 17-minutash zuri dy herë ngathtë mbrojtjen llapjane për të shënuar dy herë, e që në fund doli të jenë golat e mjaftueshëm për fitore.

Kjo pasi që Llapi edhe pse uli epërsinë me Trimor Selimin para fundit të pjesës së parë, me gjithë insistimin dhe rastet në pjesë të dytë, nuk arriti të shënojë më, ndërsa mbrojtja e Gjilanit bëri çmos për të mbajtur në pjesë të dytë të pastër portën e Enea Koliçit, për përfundimtaren: Llapi 1-2 Gjilani [Trimror Selimi 39 - Granit Jashari 7, Përparim Islami 17].


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës