Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

1/2: GJILANI - LLAPI

Gjilani eliminon Llapin, arrin finalen e Kupës

Gjilani eliminon Llapin, arrin finalen e Kupës


19 April, 2023 @17:56

Me fitore minimale 1-0 e ka mbyllur takimin e sotëm ndaj Llapit skuadra e Gjilanit, më se mjaftueshëm për të kaluar në finale të Kupës së Kosovës.

Gjilanasit kishin fituar 1-2 në takimin e parë në Podujevë, e sot e vulosën kalimin në finale me një fitore minimale.

Autori i golit të vetëm në këtë takim ishte Arbnor Ramadani, ish-futbollisti i Llapit, që po kalon formë mjaft të mirë.

KUPA E KOSOVËS - SKEMA

Po të kalonte në finale, për Llapin kjo do të kishte qenë finalja e tretë me radhë në Kupë.

Sa i përket Gjilanit, në finale Gjilani do të përballet me Prishtinën, e cila sot e eliminoi Vushtrrinë.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës