Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BILETAT NË SHITJE ONLINE

Nis shitja e biletave për finalen e Kupës

Nis shitja e biletave për finalen e Kupës


30 May, 2023 @15:21

Finalja e Kupës së Kosovës që do të luhet të hënën që vjen në mes të Gjilanit dhe Prishtinës në “Fadil Vokrri” tashmë ka nisur shitjen e biletave, bën të ditur Federata e Futbollit e Kosovës (FFK). Gjilani mbylli stinorin në Superligë në pozitë të tretë dhe ka siguruar daljen në gara evropiane, ndërsa Prishtina si e pesta do të mund të dalë në Evropë vetëm nëse e fiton Kupën dhe natyrisht nëse licencohet deri atëherë.

Prishtina në gjysmëfinale të Kupës eliminoi Vushtrrinë, ndërsa Gjilani Llapin për të siguruar finalen e garës. Derisa Prishtina është rekord-fituese e Kupës së Kosovës, duke triumfuar shtatë herë në këtë garë, ndërsa për herë të fundit në 2019/20. Në anën tjetër Gjilani ka fituar vetëm një herë këtë trofe dhe atë në sezonin 1999/20.

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës ndërmjet SC Gjilani dhe FC Prishtina, e cila do të mbahet më 05.06.2023 në ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, mund të blihen përmes platformës online KËTU. Tifozët e klubit “SC Gjilani” do të jenë të vendosur në tribunën Veri (në sektorët V1, V2, V3), ndërsa tifozët e klubit “FC Prishtina” do të jenë në tribunën Jug (në sektorët J1, J2, J3). Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 2 euro, Lindje 3 euro dhe Perëndim 5 euro.” - ka shkruar FFK në njoftim.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës