FORMACIONET STARTUESE
Vushtrria-Prishtina, 11-shet startuese
5 April, 2023 @14:20
Prishtina e këndellur me Debatik Currin trajner pas largimit të Ismet Munishit, ka marrë shortin më të lehtë në letër për gjysmëfinalen e Kupës dhe është favorit për të kaluar në finale nga dy ndeshjet që do t’i luajë ndaj Vushtrrisë që është në Ligë të Parë dhe duket se po humb gjasat për të kërkuar Superligën.
E për bardhekaltërit nga kryeqyteti finalja e Kupës nuk duket larg, derisa trajnerët përkatës të ekipeve kanë dalë me këto 11-she për këtë duel që luhet në Ferki Aliu të Vushtrrisë.
VUSHTRRIA XI: Prince; Avdyli, Statovci, Avdyli, Rama, Ahmeti, Behrami, Ademi, Maxhuni, Halimi, Henry Chibueze.
PRISHTINA XI: Kolaj; Mici (kap.), Pllana, Hamiti, Useini; Pefqeli, Gashi, Hyseni, Prapashtica; Kryeziu, Krasniqi. REZ.: Bulliqi; Belica, Ramadani, Shabani, Bytyqi, Halili, Jashari, Shefiti, Blesa.