Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DINAMO KOMPLETON TOP-16shen e KUPËS

Drilon Sadiku vendimtar, Dinamo eliminon Vushtrrinë nga Kupa

Drilon Sadiku vendimtar, Dinamo eliminon Vushtrrinë nga Kupa


8 December, 2023 @14:06

Ka mjaftuar një gol në përballjen e fundit të 1/16 së finales së Kupës së Kosovës në futboll, për të përcaktuar ekipin e fundit të kualifikuar për në të tetën e finales së Kupës.

Dinamo

Ka qenë Drilon Sadiku që me golin e tij ka bërë dallimin, duke i sjellë fitore Dinamos ndaj Vushtrrisë në përballjen ku pjesa e parë kishte përfunduar pa gola. Sadiku shënoi në minutën e 76. të ndeshjes për të siguruar fitoren e Dinamos së drejtuar nga Burim Qerkini dhe kështu ekipi ferizajas që po debuton këtë stinor në Ligë të Parë - Grupi A, siguron kalimin tutje në Kupë.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës