Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVA S'LEJON BEFASI

Malisheva përmbys Kikën për të siguruar 1/8 e Kupës

Malisheva përmbys Kikën për të siguruar 1/8 e Kupës


5 December, 2023 @15:04

Malisheva nuk ka lejuar Kikën që të bëjë befasi në 1/16 e Kupës së Kosovës, pasi që mysafirët kishin epërsi pas pjesës së parë me golin e shënuar nga Art Ramadani.

Në pjesë të dytë Malisheva ka marrë plotësisht në kontrollë lojën, ndërsa me golat e Drilon Hazrollajt dhe Laurent Xhylanit doli në epërsi. Pasi që B. Emini barazoi për Kikën, është dashur përsëri në skenë të dalë Hazrollaj për të siguruar fitoren për ekipin e drejtuar nga Qëndrim Kida.

Me fitore 3-2 [Drilon Hazrollaj 55’, 75’, Laurent Xhylani 64’ - Art Ramadani 33’, B. Emini 72’] Malisheva ka siguruar 1/8 e finales së Kupës së Kosovës, duke iu bashkangjitur Llapit si dy skuadrat e para që sigurojnë kalimin tutje në Kupë.

Kujtojmë, fituesi i Kupës së Kosovës siguron dalje në garat evropiane gjatë verës së vitit të ardhshëm.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës