Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERKUPA E KOSOVËS - MËSOHET DATA E NDESHJES

Fituesi i Superkupës së Kosovës, do të vendoset në Antalya të Turqisë

Foto: FCPrishtina/ fb

Fituesi i Superkupës së Kosovës, do të vendoset në Antalya të Turqisë


19 December, 2023 @14:02

Finalja e Superkupës së Kosovës për fituesin e titullit kampion të Kosovës në stinorin 2022/23 dhe fituesin e Kupës së Kosovës për të njëjtin stinor, do të zhvillohet në Antalya (Antalja) të Turqisë.

Njoftimi u bë i ditur nga FC Prishtina pak më parë, ndërsa bardhekaltërit gjithashtu kanë bërë të ditur se ndeshja do të luhet më 20 janar të vitit 2024.

Ballkani është kampion aktual i Kosovës, ndërsa Prishtina fituese e Kupës. prishtinasit dhjetë. Ballkani Superkupën e fundit e ka fituar më 21 janar 2023 kur mposhti Llapin 1-0 në Belek të Turqisë, ndërsa Prishtina më 23 janar 2021, duke e mposhtur Dritën 3-1 në Aksu të Turqisë.

Ballkani aktualisht drejtohet nga Ilir Daja, ndërsa ka përfunduar aventurën evropiane në fazën grupore të Ligës së Konferencës. Prishtina në anën tjetër drejtohet nga Emmanuel Egbo.


 
Të gjitha lajmet nga Superkupa e Kosovës