Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA

Ndarje e shpejtë!

Ndarje e shpejtë!


3 December, 2021 @20:37

Besart Berisha pas një debutimi të shkurtër dhe tri paraqitjeve me Prishtinën, sot edhe zytarisht është ndarë me klubin bardhekaltër nga kryeqyteti.

Futbollisti me përvojë nga arena ndërkombëtare që i erdhi Superligës me motivim dhe shpresa të mëdha, nuk arriti të stabilizohet te ekipi i parë as nën drejtimin e Zekirija Ramadanit e as tash te Abdulah Ibrakovic, ndërsa sot ndërpreu kontratën!

Prishtina ka shkruar se largimi nga Kosova i Berishës ka qenë shkak dhe ka mirëkuptuar kërkesën e tij. Besart Berisha erdhi me bujë dhe me pritje të mëdha te Prishtina. Ai është rekord golashënues i elitës së futbollit australian dhe legjendë në futbollin e atjeshëm.

Por, nga Prishtina u nda pa shënuar e pa asistuar në tre muajt sa qëndroi në Kosovë, me vetëm tre paraqitje.

“FC Prishtina njofton opinionin se e ka ndërprerë me marrëveshje të dyanshme kontratën me sulmuesin Besart Berisha. 36-vjeçari iu bashkua Prishtinës në fillim të shtatorit të këtij viti dhe firmosi kontratë deri në fund të edicionit. Ai me Prishtinën regjistroi vetëm tri paraqitje në Superligë. Berisha pritet që të largohet nga Kosova andaj klubi e mirëkupton dhe i dëshiron shëndet dhe suksese,” është shkruar në njoftimin e Prishtinës.


 
Të gjitha lajmet nga Superkupa e Kosovës