Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TERMINI I SUPERKUPËS

Llapi-Ballkani, Superkupa e Kosovës luhet nesër në Turqi

Llapi-Ballkani, Superkupa e Kosovës luhet nesër në Turqi


20 January, 2023 @14:17

Përballja për Superkupën e Kosovës në futboll, ndërmjet kampionit të Kosovës Ballkani dhe fituesit të Kupës, Llapi, do të zhvillohet nesër pak pas mesditës me kohën tonë.

Armend Thaqi

Ballkani e Llapi takohen në Titanic Belek Futbol Center, ndërsa ndeshja nis në ora 13:00 kanë bërë të ditur të dyja skuadrat.

Të dyja skuadrat janë në fazën e dytë përgatitore për pjesën pranverore të stinorit, ndërsa me marrëveshje është vendosur që ndeshja të luhet aty.

Llapi

Superkupën e fundit të Kosovës e fitoi Llapi, duke e mposhtur Prishtinën më 17 gusht 2021 me rezultat 3-1! Ndeshjen e luajtur në Fadil Vokrri e kishin vendosur golat e Festim Alidemës dhe Valmir Veliut në vazhdime, pasi që dueli në kohë të rregullt ishte kryer 1-1. E pas vazhdimeve fitoi Llapi, për përfundimtaren Prishtina 1-3 Llapi [Oto John 66 - Festim Alidema 86pen., 114pen., Valmir Veliu 101].

Ballkani së fundi ka liruar nga skuadra Egzon Shabanin, Lucas Cardoson dhe Dejan Zarubicën, ndërsa është shitur Ermal Krasniqi për te Cluji rumun. Llapi ka afruar disa lojtarë të rinj në skuadër. Ky duel do të transmetohet direkt në Artsport.


 
Të gjitha lajmet nga Superkupa e Kosovës