FITUESI I TROFEUT TË PARË TË VITIT DO TË JETË...
Superkupa e Kosovës, i kthehet Antalyas!
7 January, 2023 @18:09
Superkupa e Kosovës ndërmjet kampionit të Kosovës dhe fituesit të Kupës do të zhvillohet në Antalya të Turqisë, ka bërë të ditur edhe zyrtarisht FFK-ja në njofimin e lëshuar mbrëmë.
FFK bëri të ditur se është konsultuar me drejtuesit e skuadrave përkatëse dhe pasi që të dyja do të jenë në Antalya në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të stinorit, atëherë Superkupa do të luhet atje, ndeshje kjo që nuk do të mund të shikohet nga tifozët kosovarë të stadiumeve të Kosovës, por pritet që të jetë e transmetuar në televizione.
“KE vendosi pas konsultimeve me kampionin e Kosovës FC”Ballkani” dhe fituesin e Kupës e Kupës së Kosovës FC ”Llapi” dhe pasi këto klube gjenden përgatitje në Antalia të Turqisë, që ndeshja e Superkupës të zhvillohet në Antalia më 21 janar 2023,” bëri të ditur FFK-ja në njoftim.
Ora e ndeshjes siç shihet nuk është përcaktuar ende, ndërsa Ballkani dhe Llapi do të synojnë këtë trofe për të shtuar edhe një kupë në vitrinat e klubit.
Superkupa s’është hera e parë që po luhet në Antalya, pasi që më parë ishte luajtur aty edhe Drita - Prishtina, e zhvilluar më 23 janar 2021 ku bardhekaltërit nga kryeqyteti kishin triumfuar 1-3.