EMMANUEL EGBO, PAS NDESHJES
Egbo: Prishtina futet në çdo garë për të fituar
20 January, 2024 @13:59
Trajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo, në deklaratën e dhënë pas ndeshjes së fituar ndaj Ballkanit që solli trofeun e parë të tij si trajner i Prishtinës ka thënë se është i kënaqur me lojën e treguar dhe fitoren, ndërsa ka bërë të ditur se ekipi do të vazhdojë të punojë për tu përgatitur sa më mirë për kampionat.
“Kjo është kupa e parë e fituar për mua prej se erdha te Prishtina. Është një kupë që ndikon psikikisht për moral dhe i kam thënë lojtarëve që duhet patjetër ta fitojmë sepse FC Prishtina është ekipi më i madh në Kosovë. Prishtina në çdo garë hyn për të fituar, deri tash gjithçka po shkon si duhet. Jam i kënaqur me formën fizike që treguan lojtarët në përgjithësi,” ka thënë trajneri nigeran i Prishtinës pas triumfit.
Ekipi i Prishtinës ka ngritur rekordin e trofeve të Superkupës në 11 pas kësaj të sotme. Ekipet më të afërta që kanë fituar Superkupa, janë me 2 sosh të fituara. Lojtarët dhe stafi i bardhekaltërve festuan para marrjes së trofeut dhe me trofe në stadimin e “Mardan Palace” në Antalya, ku u luajt ndeshja.