Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TROFETË E SUPERKUPËS

Fituesit e deritashëm të Superkupës së Kosovës!

Foto: FFK

Fituesit e deritashëm të Superkupës së Kosovës!


19 January, 2024 @18:42

Prishtina është e padiskutueshme sa i përket fitimit të trofeve të Superkupës së Kosovës në futboll, ndërsa të tjerët janë larg nga ky trofe sa i përket historisë.

Dhjetë trofe të Superkupës i ka Prishtina në vitrinat e klubit, ndërsa Besa e Pejës e Feronikeli që janë shuar kanë nga dy, njëjtë sikurse Trepça’89. Të tjera skuadrat kanë fituar nga një herë Superkupën, që do t’i shihni mëposhtë.

Sa i përket finaleve, të sakta janë ato të pasluftës, derisa paraluftës të sakta janë ato të shënuara. Të dhënat janë marrë nga Sport Soccer Statitics Foundation.

Nesër, pak para mesditës, 11:00 Ballkani e Prishtina do të luajnë finalen e radhës, duel ky që luhet në Antalya të Turqisë ku ekipet po përgatiten për fazën pranverore të garës.

Kampioni aktual i Kosovës, Ballkani po kërkon trofeun e dytë të Superkupës për t’iu bashkangjitur ekipeve me dy trofe, ndërsa Prishtina kërkon t’i rikthehet trofeut, pas viteve “pauzë” prej saj.

Superkupa tashmë qe disa vite po mbahet në Antalya, pasi që ekipet janë duke u përgatitur atje.

 



FINALET dhe FITUESIT e SUPERKUPËS:

2022/23 Ballkani 20.01.2024 Prishtina
2021/22 Ballkani 1-0 Llapi
2020/21 Llapi 3-1 Prishtina
2019/20 Prishtina 3-1 Drita
2018/19 Feronikeli *si fitues i kampionatit dhe kupës
2017/18 Drita 2-1 Prishtina
2016/17 Trepça'89 5-0 Besa
2015/16 Prishtina 2-1 Feronikeli
2014/15 Feronikeli *si fitues i kampionatit dhe kupës
2013/14 Kosova Vushtrri 2-0 Feronikeli
2012/13 Prishtina *si fitues i kampionatit dhe kupës
2011/12 Trepça'89 1-0 Prishtina
2010/11 Hysi 3-1 Besa
2009/10 Trepça 2-0 (pas vazhdimeve) Liria
2008/09 Prishtina 5-2 Hysi
2007/08 Prishtina 1-0 Vëllaznimi
2006/07 Besa x-x Liria
2005/06 Prishtina 3-1 Besa
2004/05 Besa *si fitues i kampionatit dhe kupës
2003/04 Prishtina 4-0 Kosova Prishtinë
2002/03 KEK x-x Drita
2001/02 Besiana *si fitues i kampionatit dhe kupës
2000/01 Prishtina 3-0 Drita
1999/00 Gjilani 4-1 Prishtina
1998/99 *nuk u zhvillua, për shkak të luftës
1997/98 *nuk u zhvillua, për shkak të luftës
1996/97 *nuk u zhvillua, për shkak të luftës
1995/96 Prishtina x-x Flamurtari
1994/95 Prishtina x-x Liria
1993/94 Dukagjini 0-0 (5-4)pen. Prishtina
1992/93 *nuk ka informatë nëse është zhvilluar

 
Të gjitha lajmet nga Superkupa e Kosovës