Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ILIR DAJA, PAS NDESHJES

Daja: Ngarkesat ndikuan

Daja: Ngarkesat ndikuan


20 January, 2024 @13:50

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja në deklaratën e tij dhënë pas ndeshjes së Superkupës së Kosovës, të cilën Ballkani e humbi nga Prishtina 1-2 ka thënë se ekipi i tij ka qenë i ndikuar prej ngarkesave dhe nuk kishin zgjidhje të duhur në sulm.

“Nuk jemi në gjendjen më të mirë fizike pasi që kemi ngarkesa. Kemi pasur periudhë shkëputjeje sepse kemi pasur nevojë për të pushuar, si në aspektin psikik ashtu edhe fizik. Jemi në kulmin e ngarkesës. Në pjesë të parë mesfushorët dhe mbrojtësit dorëzuan topa, ndërsa Gripshi e Hamidi munguan për një kohë të gjatë dhe nuk kanë qenë në formën më të mirë të tyre fizike. Na ka munguar edhe Kryeziu dhe nuk kemi pasur shumë zgjidhje në sulm. Por, duhet të punojmë për kampionat tash e tutje,” ka thënë ndër të tjera trajneri tiranas i Ballkanit.

Ballkani kishte fituar Superkupën e kaluar të Kosovës duke e mposhtur Llapin në finale 1-0. E sotmja, ka qenë finalja e dytë e Superkupës për Ballkanin, ku u mposhtën.


 
Të gjitha lajmet nga Superkupa e Kosovës