Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHORTI SOT

Çiftet çerekfinale përcaktohen sot

Foto: FCPhoenix/ fb

Çiftet çerekfinale përcaktohen sot


14 February, 2024 @11:24

Të mërkurën (sot) do të tërhiqet shorti për çiftet çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Tetë ekipet që siguruan çerekfinalet do të mësojnë kundërshtarin me të cilin do të luftojnë për të një vend që çon në gjysmëfinale të garës.
Shorti do të nis në mesditën e 14 shkurtit, prej orës 12:00. Çerekfinalistët në Kupë të Kosovës janë: Ballkani, Drita, Dukagjini, Malisheva, Prishtina, Suhareka, Trepça’89 dhe Vjosa.

SKEMA E KUPËS

Pesë ekipet e para janë nga Superliga, ndërsa tre të fundit janë pjesë e Ligës së Parë, dy të parat nga Liga e Parë janë prej Grupit A, ndërsa Vjosa është e vetmja nga Grupi B i Ligës së Parë që ka siguruar çerekfinalen.

“Komisioni i Garave njofton klubet pjesëmarrëse të çerekfinales së Kupës së Kosovës se shorti për këtë fazë të garave do të tërhiqet, të mërkurën (më 14 shkurt), në orën 12:00, në selinë e FFK-së. Pjesë e shortit do të jenë tetë skuadra: Prishtina, Malisheva, Suhareka 23, Vjosa, Ballkani, Drita, Dukagjini dhe Trepça’89.” - shkroi njoftimi i FFK-së.

Në çerekfinale të Kupës së Kosovës luhet një ndeshje dhe fituesi i saj shkon në gjysmëfinale të garës.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës