Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

1/4: VJOSA - SUHAREKA

Mevlan Zeka vendimtar, Suhareka në gjysmëfinale të Kupës

Foto: FC Suhareka / FB

Mevlan Zeka vendimtar, Suhareka në gjysmëfinale të Kupës


7 March, 2024 @14:53

Duelin çerekfinal të Kupës ku përballë ishin dy skuadra të Ligës së Parë, Vjosa e Suhareka, e ka fituar skuadra mysafire.

Suharekasit këtë takim e fituan 0-1 (Mevlan Zeka 80’), për të kaluar kështu në gjysmëfinale të garës.

Skuadra suharekase ishte më kërkuese gjatë gjithë ndeshjes dhe kishte rastet më të mira për shënim.

Mevlan Zeka kishte një rast të mirë në fillim të ndeshjes, kur goditja e tij u prit nga portieri vendas e më pas për t’u përmendur është rasti i minutës së 38’, që u shpërdorua nga Arvanit Rexhaj pas një gabimi të mbrojtjes vendase.

SKEMA E KUPËS SË KOSOVËS

Trysnia mysafire vazhdoi edhe në pjesën e dytë dhe goli erdhi në minutën e 80’, kur gjakovari Mevlan Zeka shënoi me kokë për 0-1 pas një krosimi të ardhur prej goditjes së lirë nga krahu i majtë.

Sa i përket mundësive tjera për shënim në pjesën e dytë, Riad Murseli me kokë në minutën e 75’ pati një mundësi tejet të mirë për Vjosën, ndërsa Suharekës përveç rasteve tjera për shënim, iu anulua edhe një gol për shkak të një faulli në fazën sulmuese.

Kështu, ndeshja u mbyll me vetëm një gol të shënuar, mjaftueshëm për Suharekën që ta arrijë gjysmëfinalen.

Nga çerekfinalet tjera të Kupës, tutje garën e kanë vazhduar Prishtina, Drita dhe Ballkani.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës