Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

1/4: PRISHTINA - TREPÇA '89

Fitore bindëse ndaj ‘89-shit, Prishtina në gjysmëfinale

Foto: FC Prishtina / FB

Fitore bindëse ndaj ‘89-shit, Prishtina në gjysmëfinale


6 March, 2024 @14:48

Fituesja në fuqi e Kupës së Kosovës, Prishtina, sot pa probleme e ka fituar duelin çerekfinal ndaj Trepçës ‘89.

Skuadrën e Ligës së Parë Prishtina e deklasoi 5-1 (Leotrim Kryeziu 9’, Ardian Muja 25’, Mërgim Pefqeli (P) 39’, Hasan Hyseni 44’, Igball Jashari 81’ / Egzon Fazliu 72’), për të kaluar kështu në gjysmëfinale të garës.

Ndeshja nuk kishte histori, me prishtinasit që dominuan totalisht dhe shënuan plot katër herë në pjesën e parë.

SKEMA E KUPËS SË KOSOVËS

Leotrim Kryeziu, Ardian Muja, Mërgim Pefqeli dhe Hasan Hyseni e gjetën rrjetën në pjesën e parë, e pjesa e dytë ishte më e qetë dhe kryeqytetasit shënuan vetëm një herë. Me t’u inkuadruar në lojë, Igball Jashari shënoi golin e pestë të Prishtinës me prekjen e tij të parë të topit në minutën e 81’.

Në minutën e 72’, Egzon Fazliu i mitrovicasve me kokë e shënoi golin e vetëm të ‘89-shit sot.

Kështu, Prishtina tashmë është gjysmëfinaliste e Kupës së Kosovës, e aventura e mitrovicasve në Kupë për këtë sezon përfundon këtu.

Ndeshja tjetër e ditës, ku po përballen Dukagjini e Drita, nuk ka përfunduar ende, kurse nesër zhvillohen dy duelet tjera çerekfinale, Vjosa - Suhareka dhe Malisheva - Ballkani.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës