Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

1/4: MALISHEVA - BALLKANI

Ballkani tregon fuqinë në Malishevë, kalon në gjysmëfinale

Foto: FC Ballkani / FB

Ballkani tregon fuqinë në Malishevë, kalon në gjysmëfinale


7 March, 2024 @14:51

Pas Dritës e Prishtinës, sot gjysmëfinalen prej skuadrave të Superligës e ka siguruar edhe Ballkani.

Suharekasit takimin e sotëm ndaj Malishevës e fituan 0-3 (Mamadou Danfa 25’, Nazmi Gripshi 44’ 50’).

Mamadou Danfa në minutën e 25’ ishte ai që e hapi serinë e golave në këtë takim, për t’i dhënë Ballkanit epërsinë fillestare.

Moment kyq në pjesën e parë ishte një pritje e Enea Koliçit në minutën e 41’, e më pas shpërdorimi pothuajse me golën e zbrazur nga Mathieu Ndjigi i Malishevës në të njëjtin akcion. Ky shpërdorim iu revanshua në anën tjetër Malishevës, me Ballkanin që shënoi rreth dy minuta më pas. Me ndihmën e një devijimi fatal nga Dren Kryeziu, Nazmi Gripshi e ngriti epërsinë e Ballkanit në 0-2.

SKEMA E KUPËS SË KOSOVËS

Pak pasi filloi pjesa e dytë, fitoren skuadrës së tij ia vulosi Nazmi Gripshi, me një supergol në minutën e 50’.

Nga ky moment e deri në fund më gola nuk pati dhe Ballkani e mbylli ndeshjen me fitore bindëse 0-3, për të kaluar kështu në gjysmëfinale të Kupës. Përveç tre golave të shënuar, Ballkani sot e goditi edhe tri herë shtyllën e Flamur Gashit.

Skuadra suharekase nuk e ka pranuar ende asnjë gol deri më tash në këtë sezon të Kupës së Kosovës.

Përveç Ballkanit, gjysmëfinalen e kanë siguruar edhe Suhareka, Prishtina e Drita.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës